“Dardanët” nuk lëvizin nga renditja e tyre në FIFA

Në publikimin e fundit të shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA, për renditjen e kombëtareve, Kosova nuk ka ndryshuar pozitë nga muaji i kaluar.

“Dardanët” vazhdojnë ta mbajnë pozitën e 120-të të renditjes së kombëtareve të futbollit në botë, një pozitë pas Libisë (119) dhe një para Taxhikistanit (121) duke pasur 1151.73 pikë të tubuara.

Kjo renditje pritet të ketë ndryshme gjatë muajit të ardhshëm kur zhvillohen shumë ndeshje miqësore para EURO 2020, njofton Klan Kosova.

Kosovaka të aranzhuara katër miqësore përgjatë qershorit, me kundërshtarët si Malta, San Marino, Guinea dhe Gambia .

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin