De Gea nuk arriti ta ndal asnjë nga 11 penalltitë e Villarrealit, pavarësisht se kishte shënime për çdo lojtar – Telegrafi
2 min read
A është e drejtë të fajësohet David de Gea për humbjen e penalltive në finalen e Ligës së Evropës të Manchester United ndaj Villarrealit?
Djajtë e Kuq humbën mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të vlefshëm për klube evropiane, pasi u mposhten në finale nga “Nëndetësja e Verdhë”.
Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.
21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.
Portieri spanjoll nuk arriti të mbrojë asnjë nga 11 penalltitë e Villarrealit – përfshirë një nga portieri tjetër Geronimo Rulli, ndërsa më pas humbi goditjen e tij për të dhënë fitoren e skuadrës së Unai Emery.
Natyrshëm lind pyetja se: A duhej që Ole Gunnar Solskjaer të zëvendësonte De Gea për Dean Henderson në vazhdime përpara ekzekutimit të penalltive?
Është e lehtë të vendosej, pasi De Gea tani nuk ka arritur të mbrojë asnjë nga 36 penalltitë e mëparshme me të cilat është përballur.
Ndërkohë, Henderson ka pritur tetë nga 19 penalltitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.
Here are the details of De Gea written for the penalties. They weren’t enough. @SkySport #MUFC @GianluBagnu #UELfinal pic.twitter.com/VSQonEukNj
— Angelo Mangiante (@angelomangiante) May 26, 2021
Dështimet e De Geas nuk ishin për shkak të mungesës së kërkimit. Kjo pasi shënimet e tij mbi penalltitë e Villarrealit u zbuluan nga gazetari Angelo Mangiante pas ndeshjes.
De Gea kishte shënime për secilin lojtarë kundërshtar, por dështoi të pres ndonjëherën nga goditjet dhe tashmë ka përfunduar në shenjën e kritikave nga i gjithë spektri futbollistik. /Telegrafi/
Burimi nga Telegrafi