December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Debati për reciprocitetin, Zogaj ia kujton Kurtit parullën “Nuk jemi të varfër por të mashtruar”

1 min read

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti një parullë të mëhershme kur thoshte se kosovarët s’janë të varfër por të mashtruar.

Këtë citat të Kurtit, Zogaj e ka kthyer në vëmendje pas debatit që është nxitur rreth reciprocitetit me Serbinë, masë për të cilën kreu i VV-së kishte thënë se është çështje javësh, derisa tash po thuhet se nuk do të vendoset.

Sipas Zogajt, janë mbi 400 mijë njerëz që janë mashtruar nga Albin Kurti.

“Çka shkon një modifikim i parullës “Nuk jemi te varfun, jemi te mashtruar”. Janë mbi 400 mije njerëz te mashtruar apo ndoshta edhe jo, ku i dihet, ende besojnë”, ka shkruar ai.

Më pas ka thënë se renditja është të mashtrohesh fillimisht, të vidhesh e në fund edhe të varfërohesh.

“Rendi është ky: fillimisht mashtrohesh, pastaj vidhesh dhe ne fund varfërohesh”, ka përfunduar Zogaj./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press