January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Deçani promovon turizmin në ‘Bjeshkët e Nemuna’ – Telegrafi

3 min read

Me qëllim të promovimit të turizmit në “Bjeshkët e Nemuna”, Komuna e Deçanit ka promovuar bukuritë e kësaj ane dhe ka prezantuar projektin ndërkufitar të rajonit mes Malit të Zi dhe Kosovës. Me këtë rast u tha se do të përmirësohet potenciali turistik i kësaj treve duke u treguar edhe shtigjet mes dy shteteve të zonës.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka premtuar mbështetje për njerëzit të cilët punojnë në sektorin e turizmit, duke shtuar se e njëjta veprimtari është shumë e rëndësishme për komunën që ai e drejton.

“Dua të përgëzoj dhe motivoj njerëzit që merren sidomos me sektorin e turizmit. Ky qytet e ka një fat të mirë që nganjëherë e ka kthyer në fatkeqësi. Fati i mirë i këtij qyteti është se ka resurse natyrore, e ka potencialin natyror e që në shumë dimensione politike e historike të asaj që i ka ndodhur këtij qyteti kanë qenë fatkeqësi për këtë qytet. Mirëpo tash jemi në rrethana tjera dhe në kushte tjera”, tha Ramosaj.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Zhvillim dhe Avokim, Shkumbin Spahija tha se projekti parasheh aktivitete me zhvillimin e produkteve turistike dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike të zonës së Bjeshkëve të Nemuna.

“Është projekt që ka për qëllim zhvillimin ndërkufitar të rajonit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, duke përmirësuar potencialin turistik të kësaj treve dhe duke u bazuar në bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA të bashkëpunimit ndërkufitar dhe implementohet nga katër organizata, dy në Mal të Zi dhe dy në Kosovë”, tha ai.

Ai ka shtuar se në fazën e dytë të projektit përfshihet ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Ndërkohë që janë katër trajnime për kërkim-shpëtim dhe dy module fizike dhe të avancuara

Nga shoqata e Bjeshkatarëve, Skender Sina ka prezantuar shtegun për ecje.

“Kjo shëtitje është ditore dhe e ka shtegun numrin e vet, i cili numri i parë është 7 që do të thotë se je në Kosovë. Numri 05 do të thotë që je në komunën e Deçanit. Dhe numri i fundit paraqet numrin e shtegut. E gjithë kjo bëhet për shkak se duhet të gjendet sa më shpejt që të jepet ndihma në rast të kërkesës së ndihmës nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Përveç këtij shtegu e kemi paraparë edhe Bjeshkën e Belegut, i cili shteg shkon nëpër shtegun e dhenve deri te shkëmbi i Bletës. Nga shkëmbi i Bletës shkon në Majën e Madhe. Nga Mali i Zi quhet Foleja e Shqiponjës”, tha ai.

Gjatë ditës në Qendrën Informuese Turistike në Deçan është bërë edhe lansimi i tabelës digjitale turistike. /KP/

Burimi i lajmit: Telegrafi