December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Demhasaj kthehet në elitën zvicerane me gol

1 min read

SHQIP NË BOTË

Demhasaj kthehet në elitën zvicerane me gol

20 May, 2021 @22:39

Shkëlqim Demhasaj dhe Ermir Lenjani janë shpallur kampionë në kategorinë e dytë zvicerane me skuadrën e tyre, Grasshopper, dhe kanë siguruar rikthimin në elitën e futbollit zviceran për stinorin e ardhshëm.

Grasshopperi i Demhasajt dhe Lenjanit këtë e arriti me fitoren në xhiron e fundit ndaj skuadrës Kriens me rezultat 2-1.

Pikërisht Demhasaj ishte ai i cili shënoi golin e parë të ndeshjes (min 13’) dhe luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij, derisa Lenjani kontribuoi duke luajtur për 90 minuta në ndeshje.

Te skuadra Kriens në këtë ndeshje u paraqitën si titullarë Izer Aliu, Liridon Berisha dhe Mark Merlaku, ndërsa Liridon Mulaj u inkuadrua si zëvendësues.

Për Demhasajn ky është goli i tij i dhjetë në kampionat për këtë stinor.

Burimi i lajmit: FFK