December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Deputetët fusin në rend të ditës shkarkimin e bordit të AKP-së, kundërshtohet nga opozita – KosovaPress

3 min read

Pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për futjen e dy pikave shtesë në rend dite në seancën e sotme, shef i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se nuk e përkrahin propozimin që sot të diskutohet AKP-në dhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ARKEP-it, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për këto pika dhe është joserioze që tema të tilla të trajtohen në këtë formë derisa deputetët nuk janë të përgatitur dhe të njoftuar për të njëjtat.

“Kërkesa për të fut në rend ditë çështje të cilat nuk u janë shpërndarë deputetëve dhe deputetët nuk janë të gatshëm me diskutu dhe me i trajtu në mënyrën serioze, është e paarsyeshme dhe si grup parlamentar nuk përkrahim ide të tilla. Po na përsëriten rastet kur në Kuvend të Republikës u çështjet po vinë me urgjencë në seancë, nuk po kuptojmë pse këto urgjenca, me urgjencë ligjet, me urgjence vendimet, por pa u shqyrtuar në grupe parlamentare, pa i shqyrtu pa u njoftë deputetët me çështjet në mënyrë të duhur dhe ky imponim po më duket i paarsyeshëm. Nuk ka ndonjë arsye të jashtëzakonshme që ne në mënyrë të jashtëzakonshme të merremi sot me çështjet e ARKEP-it dhe çështjen e bordit të AKP-së, ka thënë Gashi.

Gashi tha se këto çështje mund të diskutohen në një seancë tjetër të thirrur në ditët në vazhdim.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kundërshtuar futjen në rend dite për seancën e sotme të rekomandimeve për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shala ka thënë se duhet të pritet proces verbali i komisionit parlamentar dhe të pritet mbledhja e radhës që të diskutohet një gjë e tillë, për çka tha se ai ka shkruar edhe një opinion të ndarë i cili tha se do të bëhet i ditur në mbledhjen e radhës.

“Nëse është e vërtetë e madhe që gjatë debatit ka dalë një e vërtetë shqetësuese që emaili i kryeministrit në ditën që i drejton agjencisë kosovare të privatizimit për ndërprerjen e procesit të asaj dite, e atë ditë ka qenë një vendim i rëndësishëm që bordi ka pasur rekomandim nga menaxhmenti që një mijë hektarë tokë bujqësore vreshtari në Komunën e Therandës t’i kthehen Agjencisë për shkak se investitori nuk i ka përmbushë kriteret, unë kam kërkuar raport shtesë nga AKP, pse bash atë ditë, 15 minuta para vendimmarrjes kryeministri merr vendim dhe e ndërprenë procesin. Jam habitë, sepse kryeministri edhe në platformën e vet e ka kthimi ne aseteve dhe ndërprerjen e procesit të shitjes së pronave”, tha ai.

Ndërsa shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se partia në pushtet po synon kapjen e institucioneve të pavarura.

“Grupi Parlamentar i AAK-së e sheh këtë qasje dhe këtë logjikë të kontrabandimit të temave në seancë si një logjikë të gabuar, si një logjikë e cila nuk është në frymën parlamentare dhe mbi të gjitha lidhet me një temë që nuk ka asnjë urgjencë. Emërimi i bordit të ARKEP-it, shkarkimi i bordit të AKP-së është logjika të cilën e kemi thënë që në seancë të parë që kjo qeveri ka synim është ngarkimin dhe shkarkimin me një synim të vetëm, kapjen e institucioneve të cilat janë institucione të pavarura”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, pas votimit është vendosur që sot të shqyrtohet raporti i AKP-së, shkarkimi i bordit të kësaj ndërmarrje dhe propozimi i anëtarëve të rinj, si dhe përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ARKEP-it.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Kosova Press