December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Deputeti gjerman/”Problemi i veriut të Kosovës, çështje më sfiduese në kuadër të dialogut”

3 min read

Deputeti gjerman dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer:

“Problemi i veriut të Kosovës është një prej çështjeve më sfiduese në kuadër të dialogut dhe si e tillë s’mund të anashkalohet. Ai thotë se politikanët as në Kosovës e as në Serbi nuk janë zgjedhur vetëm për kohë të mira, por për të marrë vendime të rëndësishme e për të bërë kompromise të vështira. Derisa ka ripotencuar se ai vet dhe Gjermania nuk përkrahin kurrfarë ndryshimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Detajet teknike të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme, por shton se një marrëveshje finale mund të arrihet edhe nëse nuk ka një implementim të plotë të teknikaliteteve.

Në fund, ai ka pasur edhe një thirrje për politikanët të cilët nuk përkrahin dialogun e Brukselit.

Serbia dhe Kosova duhet të kalojnë ligje kudo që të jetë e nevojshme dhe t’i zbatojnë ato ne vendet e tyre përkatëse.

E gjithë kjo është shumë konkrete, s’ka të bëjë me magji. Duhen politikanët përgjegjës të veprojnë në këtë mënyrë dhe në interesin më të mirë të njerëzve të tyre.

Në politikë në përgjithësi dhe në juridiksione demokratike në veçanti, kjo shpesh nënkupton gjetjen e kompromiseve. Pritja ime është që të dy vendet të ndjekin këtë koncept. Njëkohësisht, është e qartë se bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme ligjërisht duhet të nisin. Nuk jam i bindur që secili dhe gjithë detajet teknike duhet të implementohet, përpara se të nënshkruhet një marrëveshje e tillë.

Por unë gjykoj se është thelbësore dhe absolutisht e nevojshme që të dy palët të tregojnë një vullnet serioz dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar performancën e tyre në fusha respektive në pjesën e implementimit.

Çështja e pazgjidhur e veriut të Kosovës mbetet një prej sfidave kryesore për avancimin e procesit të normalizimit mes dy shteteve. Nëse ndihmon në bërjen e progresit, negociatorët mund të fokusohen edhe në çështje të tjera, por në fund, një çështje e tillë nuk mund të anashkalohet.

Unë kam tepër mirëkuptim për problemet, për të kaluarën historike dhe implikimet etnike e religjioze që kontribuojnë në bërjen e kësaj çështje jashtëzakonisht të vështirë. Por as politikanët në Beograd e as në Prishtinë nuk janë zgjedhur për kohë të mira (kur ngrohë dielli e era të freskon nga pas). Vjen gjithmonë një kohë, kur guximi duhet të shoqërohet me zgjuarsi dhe përgjegjësi diplomatike. Ajo është koha, kur nuk nevojiten “përgjigje të lehta”, por kur duhen kompromise të vështira. Dua të përsëris qëndrimin tim dhe atë të Gjermanisë, që ne nuk do të pajtoheshim për ndonjë ndryshim territorial të çfarëdo lloji.

Ju lutem bëhuni të sinqertë me vetën dhe njerëzit tuaj: Çfarë do të ishte në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj- Një rrugë e qëndrueshme drejt të ardhmes dhe brenda zemrës së BE-së dhe Evropës me të gjitha mundësitë ekonomike, me vlerat dhe demokracinë e fortë, sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes? Të qenit pjesë e një komuniteti të fuqishëm të solidaritetit si një shtet i vogël premton një nxitje të fuqizimit si komb.

Bëhuni të sinqertë. Apo më parë, do të bënit lojëra të pandershme dhe do të luanit me fyerjet e të kaluarës duke iu shmangur përgjegjësive dhe aftësive politike. Kjo do të ishte pandershmëri, burracakëri dhe tradhti ndaj popullit. Gjermania dhe BE-ja janë miqtë tuaj më të mirë. Ne duam që ju të jeni në BE. Ne ua kemi zgjatur dorën për t’ju ndihmuar. Bëni përpjekje për ta arritur, kapeni atë, përsëri, kryeni detyrat tuaja të shtëpisë”.

Burimi i lajmit: Një Kombë