December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Detaje nga kontrata e Massimiliano Allegrit me Juventus, këto janë shifrat që do të fitojë trajneri italian – GazetaBlic

1 min read

Massimiliano Allegri thuhet se ka nënshkruar kontratën katër-vjeçare me Juventusin, duke u kthyer dy sezone pas shkarkimit të tij, për të zëvendësuar Andrea Pirlo.

Burime të shumta këtë mbrëmje pohojnë se dokumentet janë përfunduar dhe një njoftim është afër, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është rikthim për Allegrin, i cili u shkarkua në 2019 pavarësisht se fitoi pesë tituj radhazi të Serie A, duke arritur dy herë në finalen e Champions League.

Pirlo shkarkohet pas vetëm një viti, pasi ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Me zyrtarizimin e daljes së drejtorit Fabio Paratici dje, dera ishte hapur për Allegri që të kthehej, pasi ai kurrë nuk humbi kontaktet me Presidentin Andrea Agnelli.

Është raportuar se marrëveshja vlen 9 milion € për sezon, një ngritje nga shifra që ai kishte fituar në 2018-19.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic