May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Dioqeza e Rashkës i përgjigjet Kurtit pasi ky i fundit kërkoi ta vizitonte Manastirin e Deçanit – Sinjali

2 min read

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rreth letrës së dërguar në adresë të Sava Janjiqit për të vizituar Manastirin e Deçanit, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga kjo Dioqezë kanë thënë se përderisa nuk respektohet vendimi i
Gjykatës Kushtetuese i 20 majit 2016 që i njeh pronësinë Manastirit të Deçanit
24 hektarëve tokë të Ndërmarrjeve Shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit.

“Ky vendim është injoruar vazhdimisht për 5 vjet,  pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Pavarësisht kësaj, Ministrit i planifikimit hapësinor i Qeverisë Kurti publikisht ka refuzuar vendimin e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim të nëntorit 2020 në ndërtimin e rrugës tranzitore rreth zonës së mbrojtur të Manastirit. Minimi i këtij vendimi, që është miratuar me ndërmjetësim ndërkombëtar, i bie që po bëhet thirrje për shkelje të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Në këtë situatë, përgjigjja e letrave të tilla, pa respektim paraprak të vendime ligjore dhe zbatimit të ligjit, është komplet e pakuptimtë”, thuhet në përgjigjen e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të Kurtit dërguar Sava Janjiqit.

/Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali