December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Disa vitamina që duhet t’i marrë çdo grua – Sinjali

3 min read

Për të qenë sa më të shëndetshme dhe sa më energjike, të gjitha kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura.

Kryesisht
femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të
marrin patjetër këto vitamina për të shmangur disa probleme me shëndetin.

1. VITAMINA C

Vitamina
C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin.

Përshpejton
proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në ripërtëritjen
e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare, njofton ekonomiaonline.

Ushqimet
që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallat, brokoli, kivi, greipfruti,
specat, luleshtrydhet.

2. VITAMINA B7

Vitamina
B7 ose biotina është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve
yndyrore.

Ndihmon
në shëndetin e mirë të gjëndrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Rregullon
kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave.

Ata
që kanë  mungesa të theksuara të B7, vuajnë nga depresioni, anemia, të
skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji.

Burimi
më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku,
specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë,
orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.

3. VITAMINA E

Kjo
vitaminë ka aftësinë antimoshë që parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet
në trup që lidhen me moshën.

Gjithashtu
parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, dhe sëmundjet e zemrës.

Gjendet
te gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e
lulediellit.

4. VITAMINA A

Kjo
vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave,
dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike.

Janë
të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, pjepri, specat e kuq dhe drithërat
e fortifikuar.

5. VITAMINA B6

Vitamina
B6 është vitale për sistemin imunitar.

E
stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar
humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin.

Gjithashtu
trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë.

Ushqimet
e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar,
avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.

6. VITAMINA K

Forcon
kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mund
të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe
perimet me fletë jeshile.

7. VITAMINA B9

Vitamina
B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të
gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës.

Mund
ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me
fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave,
bishtajoreve.

8. VITAMINA B2

Vitamina
B2 njihet si riboflavin dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë
dhe rritjen normale.

Mungesa
shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metabolizmin dhe funksionet neurale.


pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat,
drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.

9. VITAMINA B12

Kjo
vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave.

Rrit
procesin e metabolizmit dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër
anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës.

Gjendet
tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe cerealet e pasuruara.

10. VITAMINA D

Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, jetësor për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit.

Ekspozimi
në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme
ditore.

Gjithsesi, gjendet te produktet e bulmetit, te veza, te kërpudhat. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali