January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dogana i quan të pavërteta deklaratat e Tahirit për shpedicionin e kamionit me kokainë

2 min read

Dogana e Kosovës i quan të pavërteta deklaratat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili në seancën e së enjtes të Kuvendit, ka pretenduar se shpedicionin e kamionit që janë zënë 400 kilogramë kokainë në Lipjan, e ka bërë vëllai i drejtorit të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Në njoftimin për media, nga Dogana thonë se ky “deklarim i pavërtetë” i bëm, ndër të tjera edhe partnerëve ndërkombëtarë dhe vendorë, përcjell Insajderi.

“Sot me datë 27 maj 2021, deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Abelard Tahiri në seancën parlamentare ka deklaruar se agjensioni që ka bërë deklarimin e mallit në dërgesën që është kapur droga në tentim kontrabandim në sasi të 400 kilogramëve është i vëllait të drejtorit të Doganës. Dogana e Kosovës ka bërë verifikimet e nevojshme dhe siguron publikun se ky deklarim është i pa vërtetë.

Deklarata të tilla përtej dëmit të padrejtë që i bëjnë drejtorit dhe familjes së tij, i bëjnë dëm të madh besimit të publikut ndaj Doganës së Kosovës dhe po ashtu edhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe vendor. Ky dëm ndikon jashtëzakonisht keq në arritjen e objektivave në mbrojtjen e shoqërisë dhe mbledhjen të hyrave”, thuhet në reagim të Doganës.

Dogana ka thënë se s’do të lejojë anime politike, ndërsa ka paralajmëruar se drejtori Agron Llugaliu do të ngre padi ndaj Tahirit “nëse ai nuk tërheq fjalët e pavërteta dhe s’kërkon falje publike”.

Po ashtu Dogana ka ftuar edhe Prokurorinë që të nisë hetimet për ndriçimin e rastit./Insajderi.com

Burimi nga Insajder