Dortmundi pas talentit të Chelseat – KOHA.net

Borussia Dormtund po synon ta përforcojë ekipin për sezonin e ri. Mediat angleze kanë raportuar të martën se klubi gjerman është duke e monitoruar situatën e Callum Hudson-Odoi.

Hudson Odoi mund të largohet nga Chelsea pasi nuk ka gjetur hapësira në formacionin bazë të trajnerit, Thomas Tuchel.

Te Dortmundi sulmuesin e krahut po e shohin si zëvendësues të Jadon Sanchos që pritet të shitet këtë verë.

Dortmundi është i gatshëm të ofroj rreth 40 milionë euro për anglezin.

20-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.

Burimi i lajmit: Koha Net

Author: admin