Drejtësia më në fund triumfon, pa kryer kurrfarë krimi i kaloi 32 vite në burg – reagimi i amerikant që lirohet – Telegrafi

Gilbert Poole Junior, 56-vjeç, është liruar nga burgu ku i kishte kaluar 32 vite pa e kryer kurrë as edhe një krim më të voglin.

Poole ishte akuzuar për vrasjen e Roberta Mejli gjatë vitit 1988 në Detroit të shtetit amerikan Michigan, kurse ky verdikt i marrë shumë vite më parë është shfuqizuar këto për shkak të dëshmive të reja që ishin deponuar në vitin 2015, gjaku në vendin e krimit nuk përshtatej me të viktimës por as me të akuzuarit, transmeton Telegrafi.

Tani gjykata ka shfuqizuar vendimin, dhe pak orë pas këtij vendimi Poole është liruar nga burgu në Jackson.

“I kam kaluar vitet duke mësuar dhe lexuar për ligjet dhe të drejtat e mia, por asgjë nga këto nuk më kanë ndihmuar në rastin tim”, ka thënë ai para gjykatësit të rastit.

Për ta dëshmuar pafajësinë e Poole, kontribuues i madh është projekti për pafajësi në fakultetin juridik pranë universitetit të Michigan.

“Po të kishim ditur atëherë çfarë dimë sot, Poole kurrë nuk do t’i kalonte tri dekada në burg për vrasjen që nuk e ka kryer”, ka thënë avokatja Dana Nessel.

Ajo nuk ka pranuar të tregoj se cila do të jetë shuma e parave me të cilat do të dëmshpërblehet, për vitet që klienti i saj i ka kaluar në burg.

Por sipas ligjeve në fuqi në Michigan, secili person që është liruar për shkak të gjykimeve të gabuar, duhet të paguhet nga 50 mijë dollarë për një vit të kaluar në botë – që i bie që Poole do të duhej t’i merrte 1.6 milion dollarë. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi

Author: admin