December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Drejtori i AKI-së është pyetur edhe për diskutimet rreth “non paper”-ëve – KOHA.net

2 min read

Dy temat më të përfolura ditëve të fundit, publikimi i ‘non-paper’-ëve dhe incidenti i alpinistëve në veri të Mitrovicës, kanë qenë temat për të cilat është pyetur shefi i ri i AKI-së, Petrit Ajeti.

Të mërkurën, ai për herë të parë ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-së, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtarët e Komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruara ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe po ashtu pyetje se a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaft”, tregon Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së

Në këtë takim, gjithashtu, është diskutuar edhe nevoja për ndryshim-plotësimin e ligjit të AKI-së.

“Jemi në diskutim e sipër që kemi nevojë për ndryshim plotësimin e ligjit të AKI-së, do të shohim a është në agjendën e programit qeverisës. Ai na njoftoi që këto dy çështje e kanë vëmendjen e agjencisë”, tha Musliu.

Në raportim gjatë javës së ardhshme, Komisioni gjithashtu ka marrë vendim që të ftojë për raportim kryeinspektorin e AKI-së, në mënyrë që, siç ka thënë Musliu, të kihet një pasqyrë më e qartë se ku qëndron agjencia.

Petrit Ajeti në prill të këtij viti u emërua në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Burimi i lajmit: Koha.Net