Drenasi pranon 1500 teste rapide, stafi do të trajnohet për përdorimin e tyre – KOHA.net
1 min read

Komuna e Drenasit ka pranuar 1500 teste rapide nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
“Bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Kosovë është në nivelin me të lartë të bashkëpunimit në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit dhe u jam shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që më bëjnë në qëllimet e mira. Javën e kaluar, Drenasi doli në raportin e performancës në vendin e parë, dhe lajmi për pranimin e këtij donacioni tregon se Komuna jonë vazhdon me përkushtimin me të madh në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci me rastin e pranimit të këtyre testeve.
Në njoftimin e komunës thuhet gjithashtu se gjatë javës, Ambasada Amerikane, do të dërgoj edhe profesionistët të cilët do të trajnojnë stafin e QKMF-së për përdorimin e rapid-testeve për identifikimin e SARS-COV-2.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Burimi i lajmit: Koha.net