December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dukagjini luan nesër ndeshjen e sezonit, Muhaxhiri: Kam besim tek ekipi im, duam inkuadrimin në Superligë – GazetaBlic

1 min read

Trepça ’89 do ta kërkojë qëndrimin në Superligën e Kosovës përmes ndeshjes së barazhit, pasi sezonin 2020-2021 e mbylli në pozitën e tetë.

Mitrovicasit do të takohen me Dukagjinin, skuadër e cila javën e kaluar e mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë.

Pritet  të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që synojnë epitetin e Superligës së Kosovës në futboll.

Portieri i skuadrës së Dukagjinit, Altik Muhaxhiri tha për GazetaBlic Sport se kjo është një ndeshje vendimtare dhe se beson që skuadra e tij mund të dal si fitimtare nga ky takim.

Nesër është ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë dhe është një ndeshje vendimtare, unë mendoj se ndeshjet e tilla janë gjithmonë të vështira, megjithatë kam besim tek ekipi im dhe me angazhim serioz besoj që mund të ja arrijmë të fitojmë dhe të inkuadrohemi në Superligë“, tha Muhaxhiri për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic