December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dy ditë më parë fitoi titullin, befason trajneri i Lille: Po largohem, kam kryer punën time këtu! – GazetaBlic

1 min read

Christophe Galtier ka njoftuar se do të largohet nga Lille vetëm dy ditë pasi ekipi u shpall kampion në Ligue 1.

Pavarësisht suksesit të tyre, trajneri Galtier ka vendosur të largohet nga klubi pasi kaloi katër vjet në krye të detyrës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë e mora vendimin tim. Unë e informova presidentin, Olivier Letang. Thjesht e ndjej fuqishëm që e kam bërë punën time këtu. Ky cikël katër-vjeçar është mjaft i gjatë për një trajner. Kështu që po, kanë kaluar vetëm pesë muaj që bashkëpunoj çdo ditë me Olivier Letang dhe pesë muaj nuk janë shumë për një bashkëpunim”, tha fillimisht Galtier.

“Pasi kam kaluar katër vjet këtu, ndjej brenda se është koha të largohem nga ky klub i bukur, nga ky klub madhështor”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic