December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E konfirmon Haziri: Kandidat për komunën e Podujevës nuk do të jetë Agim Veliu, por…

2 min read

Botapress, 27 Maj – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po planifikohet që në zgjedhjet lokale, në tetë komunat në të cilat LDK-ja i fitoi zgjedhjet në vitin 2017, të kandidohet me kryetarët e njëjtë.

Haziri në “Desk” foli edhe për kandidaturën e Përparim Ramës për të qenë në garë për Prishtinën nga LDK-ja, duke thënë se ai është një nga emrat e përfolur, por nuk është i vetmi.

“Tash jemi bindur që duhemi me dalë përtej vetes. Mund të konfirmoj që Rama është një nga emrat që është folur për Prishtinën, por nuk është emri i vetëm. Emri i tij është përtej çdo partie politike. Në ditët e ardhshme kryetari Abdixhiku do të takohet me të, pastaj ta shohim si rrjedhin gjërat. Në tetë komunat fituese të vitit 2017, pritet që kryetarët fitues të kandidojnë përsëri. Janë pastaj vendet si Mitrovica, Gjakova e Prizreni ku i kemi humbur në vitin 2007 dhe më nuk kemi arritur t’i kthejmë. Jemi duke folur për këto qytete për emra brenda komunitetit të LDK-së, por do të shohim edhe përtej partisë. Pastaj është Podujeva që e kemi humbur në zgjedhje të jashtëzakonshme, por atje kemi një kandidat potencial, është një doktor shumë i dashur për qytetin, një ish-deputet i legjislaturës së kaluar, të cilit emri s’mund t’ia përmend pasi ende nuk është konfirmuar asgjë. LDK-ja ka gabuar në vitin 2006, por nuk duhet të gabojë më. Një emër kredibil e zgjon votuesin”, u shpreh Haziri.

Burimi i lajmit: Bota Press