December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E ngre qenin në qiell me balona heliumi, arrestohet nga policia – Kosova Sot

2 min read

Policia indiane e ka arrestuar një person që ka miliona ndjekës në YouTube për lidhjen e balonave me helium në trupin e qenit të tij, pasi deshi që qeni të fluturonte.

Gaurav Sharma, bëri një incizim ku shihen balonat e lidhur në trupin e qenit, të cilin më pas e lë në ajër dhe duket se kafsha shkon gjithnjë e më lart.

Disa sekonda më vonë, dikush në ballkonin e katit të dytë të një ndërtese shihet duke e kapur qenin.

Sharma tha se i ka zbatuar të gjitha masat e sigurisë, por e fshiu videon pas reagimeve të shumta negative në rrjetet sociale. Ai e kishte publikuar videon në kanalin e tij në YouTube, ku ka mbi 4 milionë ndjekës.

Delhi | YouTuber Gaurav Sharma arrested for cruelty to an animal after he posted a video on social media where he floated up a pet dog in the air by tying hydrogen balloons on its back, risking its life: DCP South Atul Thakur

(Pic-Screengrab of the video) pic.twitter.com/jYHKUjMdG3

— ANI (@ANI) May 27, 2021

Policia tha se e arrestoi këtë person pasi kishte marrë ankesë për të nga organizata për mirëqenien e kafshëve, “People for Animals” (“Njerëzit për Kafshët”).

Më vonë, Sharma publikoi një kërkim-falje dhe sqaroi se i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë. Ai tha se është ndikuar nga të tjerët në internet që bëjnë veprime të ngjashme. Për më tepër, kërkoi nga ndjekësit që të mos ndikohen nga veprimet e tij.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot