December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E treta, e vërteta!

2 min read

PARA BARAZHIT

E treta, e vërteta!

Armend Dallku, trajner i Dukagjinit/ Foto: KFDukagjini/ Nikolle Quni/fb

21 May, 2021 @11:54

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, në prononcimin e tij para ndeshjes ndaj Flamurtarit, që përcakton skuadrën që do të vazhdojë luftën për Superligë, ka thënë se ekipi i tij di shumë mirë ku do të godasë kundërshtarin sot.

Në një prononcim për koha.net Dallku ka bërë të ditur se ekipi i tij me maksimumin në fushë do të neutralizojë pikat e forta të kundërshtarit, ndërsa do t’i godasë ata në pika të dobëta.

“Ne do të japim maksimumin tonë në këtë ndeshje. I dimë ku janë pikat e forta të kundërshtarit dhe ku do t’i godasim ata, pasi që çdo kundështar ka pikat e forta dhe të dobëta,” ka thënë fillimisht Dallku për të vazhduar… “Kjo do të jetë e treta e vërteta këtë sezon, por shpresoj që fati të jetë me ne këtë herë dhe të presim kundërshtarin e radhës.”

Dukagjini 3 xhiro para fundit të stinorit me një humbje të papritur nga Vushtrria kishte humbur mundësinë për tu inkuadruar direkt në Superligë.

Më pas, skuadra nga Klina kishte mundësinë që të dalë edhe në Evropë, duke fituar Kupën e Kosovës, por goli i pësuar në minutën e fundit të kohës shtesë gjatë vazhdimeve çoi përballjen finale në penallti, të cilën në fund e fitoi Llapi dhe kështu ekipi i Dallkut mbeti edhe pa trofe edhe pa Evropë.

Burimi i lajmit: FFK