December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Edhe një vaksinë tjetër kundër COVID-19 arrin në treg, fillon faza e tretë e testimit të saj – Telegrafi

1 min read

Prodhimi i një vaksine tjetër potenciale kundër coronavirusit do të fillojë të për disa javë, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanive farmaceutike Sanofi nga Franca dhe GlaxoSmithKline nga Anglia.

Në kumtesën e përbashkët është bërë e ditur se ka filluar faza e tretë e testimit, ku mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine kanë marrë pjesë në testim, transmeton Telegrafi.

Në studim do të testohet efikasitetit i vaksinës kundër coronavirusit, si dhe kundër varianteve tjera që janë detektuar në Afrikën e Jugut.

Siç raporton AP, nëse testimi rezulton i suksesshëm, rregullatorët do të duhej që deri në fund të vitit të miratojnë përdorimin e vaksinës.

“Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi