January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Edhe një vaksinë tjetër kundër Covid-19 në treg, fillon faza e tretë e testimit

1 min read

16:07 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. S

Prodhimi i një vaksine tjetër potenciale kundër Coronavirusit do të fillojë të për disa javë, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanive farmaceutike Sanofi nga Franca dhe GlaxoSmithKline nga Anglia.

Në kumtesën e përbashkët është bërë e ditur se ka filluar faza e tretë e testimit, ku mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine kanë marrë pjesë në testim, transmeton Telegrafi.

Në studim do të testohet efikasitetit i vaksinës kundër coronavirusit, si dhe kundër varianteve tjera që janë detektuar në Afrikën e Jugut.

Siç raporton AP, nëse testimi rezulton i suksesshëm, rregullatorët do të duhej që deri në fund të vitit të miratojnë përdorimin e vaksinës.

“Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet ndër tjera në kumtesë. 

Burimi i lajmit: IndeksOnline