December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e Guardiolas – GazetaBlic

1 min read

Guardiola nuk e ka në plan të largohet nga Manchester City.

Pep Guardiola nuk do të largohet nga City edhe nëse e fiton Champions League me klubin anglez, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetin e tij social se trajneri spanjoll po mendon për përforcime për sezonin e ri.

“Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City. Edhe nëse ai do të fitojë Ligën e Kampionëve të shtunën, Pep do qëndrojë në Man City – ai tashmë po planifikon për nënshkrime të reja sëbashku me bordin e Citizens”, ka shkruar Romano.

Manchester City do të përballet me Chelsean të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic