January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ellen DeGeneres do të zëvendësohet nga Kelly Clarkson në televizionin amerikan – Telegrafi

1 min read

Këngëtarja dhe autorja e “The Kelly Clarkson Show”, Kelly Clarkson, thuhet se do të marrë përsipër folenë e Ellen DeGeneres në televizionin amerikan, sipas një konfirmimi nga NBC.

Në fillim të këtij, DeGeneres njoftoi se emisioni i saj do të përfundonte në 2022 pas 19 sezonesh.

Prezantuesja theksoi se po largohej pasi shfaqja e saj ‘nuk është më sfiduese’.

Ellen DeGeneres (Foto: YouTube)

NBC shtoi se “Kelly Clarkson Show”, është në sezonin e dytë dhe do të zëvendësohet me programin e DeGeneres në vjeshtën e vitit 2022.

Clarkson, 39 vjeçe, fitoi sezonin e parë të “American Idol” në 2002 dhe vazhdoi të realizonte hite të mëdha si: “Stronger”, “Miss Independente” dhe “Since U Been Gone”.

Lexo po ashtu:

Kohët e fundit, ajo ka nisur “The Kelly Clarkson Show”- një program që përmban mysafirë të famshëm i cili njëherësh pati debutimin në 2019.

Kelly Clarkson (Foto: YouTube)

Largimi i Ellen vjen pas akuzave për keqtrajtimin e punonjësve të saj, madje kishte rënë ndjeshëm edhe në shikueshmëri.

Sipas disa vlerësimeve, “The Ellen DeGeneres Show” humbi mbi një milion shikues gjatë sezonit aktual të shfaqjes.

Premiera e sezonit të 18-të kishte vlerësimet më të larta të çdo sezoni në katër vitet e fundit për “Ellen”. Sido që të jetë, gjatë gjashtë muajve të fundit, shfaqja ka mesatarisht 1.5 milion shikues. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi