Emërohet Bordi i ri i ARKEP-it – Telegrafi
1 min read

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim ka miratuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit të ARKEP-it.
Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare nga sot do të ketë kryetar Nazim Rrahimin dhe katër anëtarë.
Përbërja e Bordit të ri të ARKEP-it:
- Nazim Rrahimi – kryetar
- Lule Ahmedi – anëtare
- Shkumbin Hamiti – anëtar
- Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar
- Arian Qorrolli – anëtar. /Telegrafi/
Burimi i lajmit: Telegrafi