December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Emery pas triumfit të Villarrealit në Ligën e Evropës: Jemi shumë të lumtur dhe krenarë – Telegrafi

2 min read

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery ka shprehur lumturinë e tij pas triumfit ndaj Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Evropës.

Villarreali arriti ta fitojë trofeun e dytë më të vlefshëm për klube evropiane, pasi mposhti në finale Djajtë e Kuq.

Loja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.

Lexo po ashtu:

21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea dhe Villarreali u shpall në fund fitues.

Ky triumf në finale i ka lumturuar të gjithë te klubi spanjoll e në veçanti trajnerin Emery, i cili ka thënë pas ndeshjes se e merituan dhe se ndihet krenarë.

“Jam shumë i lumtur. Këta lojtarë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Jam i lumtur për ta, për presidentin, pronarin, kryetarin”, ka thënë fillimisht Emery pas ndeshjes.

“Ne jemi shumë krenarë për Villarrealin. Mendoj se e merituam të fitonim. Ishte Manchester Unitedi, por sonte kemi luajtur një ndeshje shumë konkurruese”.

Lexo po ashtu:

“Ky klub ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ne do të shijojmë këtë garë. Unë dua të fitoj Ligën e Evropës, por dua të luaj në Ligën e Kampionëve”.

“Ne do ta shijojmë këtë moment me mbështetësit tanë dhe familjet tona nesër”, përfundoi trajneri i Villarrealit. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi