May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Erdin Hashani komenton ndeshjen e barazhit në mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit, tregon se cila skuadër ka më shumë përparësi – GazetaBlic

2 min read

Trepça ’89 do ta kërkojë qëndrimin në Superligën e Kosovës përmes ndeshjes së barazhit, pasi sezonin 2020-2021 e mbylli në pozitën e tetë.

Mitrovicasit do të takohen me Dukagjinin, skuadër e cila javën e kaluar e mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë.

Pritet  të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që synojnë epitetin e Superligës së Kosovës në futboll.

Analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani tha për GazetaBlic Sport se Trepça ’89 ka pak më shumë përparësi ndaj Dukagjnit në këtë takim.

Ka me qenë takim interesant duke e ditur që Dukagjini vjen kundër Trepçës ’89 pas dy përballjeve të vështira që i kishte si në Kupën e Kosovës kundër Llapit poashtu edhe barazhin e parë kundër Flamurtarit. Mendoj që ndeshja kundër Trepçës ’89 ka me qenë shumë e vështirë për Dukagjinin, duke e ditur që ka dhe dy mungesa të rëndësishme. Janë dy skuadra ku në fakt kur mbrohen janë më të rrëzikshme se sa kur sulmojnë, nuk është se kanë pasur rrezultate të mira kur kanë sulmuar dhe e shoh që kjo ndeshje ndoshta mund të shkojë në vazhdime. Por, përparësi i jap Trepçës ’89, që do të jetë prapë pjesë e Superligës edhe për edicionin e ardhshëm. Dukagjini ka mungesa plus edhe kësaj ja shtojmë që i kishte dy ndeshje shumë të vështira, si fizikisht poashtu edhe psiqikisht. Kjo është arsyeja që unë mendoj që prapë pjesë e Superligës do të jetë Trepça ’89“, tha Hashani për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic