Etrit Berisha mungon për Shqipërinë në ndeshjet miqësore të qershorit

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është larguar nga kampi ku po qëndron ekipi Kombëtarë i Shqipërisë për shkak të një lëndimi, njofton Federata e futbollit të Shqipërisë (FSHF), transmeton Insajderi.

Gardiani i cili luan për skuadrën italiane SPAL, është larguar dhe pritet të mungoj në dy ndeshjet miqësore, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Vendin e tij e ka zënë gardiani i Tiranës, Erjon Hoxhollari.

Shqipëria ndeshjen e parë miqësore e zhvillon më 5 qershor në udhëtim te Uellsi, pastaj pas tre ditësh do të udhëtoj drejt Pragës për përballjen kundër Republikës Çeke. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader

Author: admin