January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Fabrizio Romano konfirmon largimin e Zidane nga Reali, efekti domino fut në lojë Conten dhe Allegrin – Telegrafi

1 min read

Gazetari i mirënjohur i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madridi me efekt të menjëhershëm.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, strategu francez ka vendosur t’i japë fund qëndrimit të dytë te Los Blancos, pasi mbeti në vend të dytë në La Liga dhe ishte eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ekskluzive. Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madridi me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Romanë në Twitter.

Legjenda ishte larguar nga Reali në maj të vitit 2018 duke u rikthyer në mars të vitit 2019. Ai ka kontratë deri më 30 qershor 2022.

Lexo po ashtu:

Nëse konfirmohet largimi i tij, atëherë ky vendim do të ndikojë edhe në planet e Juventusit dhe Interit.

Zonja e Vjetër ka qenë në bisedime të avancuar për ta kthyer Massimiliano Allegrin në vend të Andrea Pirlos, porse Zidane është opsioni primar.

Në anën tjetër, Antonio Conte që u largua nga Interi mund të marrë drejtimin e Real Madridit, derisa Allegri që është opsion i Realit, mund të marrë drejtimin e Interit (sidomos nëse Simone Inzaghi vendos të qëndrojë te Lazio). /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi