December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Fushë-Kosovë: Plagosi vëllain aksidentalisht, babë e bir ua zunë pritën vëllezërve Bajrami me shufra hekuri

2 min read

Pas një konflikti 2 vjeçar për një parking 4 persona tentojnë të sqarojnë “hesapet” me njëri-tjetrin.Deri vonë qëndruan në lokalin i cili edhe është pronë e tyre.

Megjithatë dyshohet se babë e djalë nga Drenasi me shufra të hekurit në dorë i zunë pritë dy vëllezërve Bajrami nga Fushë Kosova.

Por njëri nga dy vëllezërit kishte një armë me vete, e gjatë përleshjes ai plagosi aksidentalisht vëllain e tij dhe një person rreth të 50-ve që ishte i përfshirë në konflikt.Megjithatë kjo nuk ishte përleshja e parë në mes familjes Halimi nga Drenasi e Bajrami nga Fushë Kosova.Një shokë i djemve të familjes Bajrami thotë se ata ishin përleshur edhe më herët dhe se konflikti e një nate më parë ishte hakmarrje.

Ai madje shton se dy vllëzëerit janë djem të urtë e të sjellshëmT7 provoi të kontaktojë me familjen Halimi nga Drenasi, megjithatë ata nuk gjendeshin në lokalin të cilin e drejtojnë.Dhe kontakti me ta gjatë tërë ditës ishte i pamundur.

Ndërkohë edhe pse dyert e oborrit të familjes Bajrami ishin të hapura aty nuk gjendej askush.Ata gjendeshin në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me familjarin e tyre të plagosur.Megjithatë deri sa kishte ndodhur ngjarja motra e L.B ishte në punë si infermiere në spital, dhe ishte ajo që hapi telefonin kur rasti u lajmërua në emergjencë pa e ditur se po bëhej fjalë për vëllain e saj.Edhe 19 vjecarja thotë se vëllezërit e saj kishin pasur konflikt më herët me familjen nga Drenasi në lidhje me një parking dhe se ata ishin ngacmuar gjatë tërë kohës nga personat e tjerë.L.B është duke vazhduar trajtimin në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.Megjithatë në rrezik për jetë ishte personi rreth të 50 nga Drenasi deri sa mori trajtimin nga mjekët.Kështu thotë drejtori i Kirurgjisë Vaskulare Hajriz RudariRudari thotë se i plagosuri mund të lirohet brenda javës nëse nuk ka ndonjë komplikim.Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ata thanë se lidhur me këtë rast janë arrestuar 4 persona, dhe se kanë sekuestruar një armë 4 gëzhoja.

Burimi i lajmit: Bota Press