December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Futbollisti i njohur largohet nga SC Gjilani – Kosova Sot

1 min read

Pas përfundimit të sezonit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll, klubet kanë filluar të punojnë maksimalisht për sezonin e ri.

Sport Club “Gjilani” ditëve të fundit është më e zëshmja duke rinovuar kontratat me futbollistët kryesorë, por edhe duke përfunduar bashkëpunimin me disa lojtarë.

Skuadra gjilanase tashmë i ka ndarë rrugët edhe me mbrojtësin, Ardin Dallku.

Futbollisti vushtrrias ishte transferuar tek Gjilani në afatin kalimtar të janarit sezonin që lamë pas, në kohën kur klubi drejtohej nga kryetrajneri, Bylbyl Sokoli.

Dallku më parë karrierë kishte bërë edhe Vorskla të Ukrainës dhe Shkëndija e Tetovës.

Deri më tani nga skuadra e Ismet Munishit janë larguar Ardit Hilla, Arbër Cyrbja, Drin Govori, Qëndrim Dautaj, Darko Nikac, Ivan Fustar.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot