December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Galatasaray në pritje të Adnan Januzajt – KOHA.net

1 min read

Gjiganti turk Galatasaray është në pritje të një përgjigje nga mesfushori kosovar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka raportuar gazetari turk, Osman Eyup.

Sipas gazetarit Eyup është drejtori teknik, Fatih Terim, që ka pohuar se e dëshiron ta ketë për sezonin e ri në Galatasaray, futbollistin e Belgjikës.

Madje, sipas gazetarit turk ka pasur edhe një takim në mes Terimit dhe menaxherit të Januzajt.

26-vjeçari me Sociedadin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa kësaj skuadre iu bashkua në vitin 2017 nga Manchester United.

Ai këtë edicion në 36 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Burimi i lajmit: Koha Net