May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Gërvalla takon Gudjev, Bullgaria mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës – KosovaPress

1 min read

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë Hristo Gudjev, me të cilin ka biseduar mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe zhvillimet politike në vend e rajon.

Palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi bilateral dhe raportet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe njëkohësisht kanë konsideruar se duhet të rritet edhe më tej bashkëpunimi, me theks të veçantë në rrafshin ekonomik.

Çështja e menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, ishte gjithashtu temë e diskutimit.

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi ambasadori Gudjev potencoi se shteti i tij përkrah integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe gjithashtu anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Burimi i lajmit: Kosova Press