November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjendet kafka në kampin e djegur të azilkërkuesve

1 min read

Në ish-Qendrën e Azilit në Mitrovicë gjatë të mërkurës është hasur rastësisht në mbetje mortore.

Ato nuk dihet se cilës periudhë i takojnë ndërsa janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, por ato nuk u janë nënshtruar verifikimit akoma.

Vendin e ngjarjes tani po e ruan një patrullë e Policisë së Kosovës ndërsa rasti po hetohet edhe nga prokuroria si “Gjetje e mbetjeve mortore”.

Zbardhja e këtij rasti pritet të bëhet ditëve në vijim, ndërsa në kampin “Belvedere” që nga rasti i djegies në janar të këtij viti nuk ka më azilkërkues nga Lindja.

Në atë rast u patën lënduar shtatë persona, ndërsa edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme pohuan se sipas të dhënave të tyre nuk ishte raportuar atëkohë për ndonjë viktimë apo person të zhdukur.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Një Kombë