December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjermania në favor të një fushe më të gjerë sanksionesh kundër Bjellorusisë – KosovaPress

1 min read

Gjermania beson se sanksionet e propozuara ekonomike të Bashkimit Evropian kundër Bjellorusisë duhet të ndikojnë ndjeshëm në transaksionet financiare të këtij vendi.

“Është e qartë se ne nuk do të jemi të kënaqur me vëllimin më të vogël të sanksioneve, ato duhet të kenë një ndikim më të madh në strukturën ekonomike dhe flukset financiare në Bjellorusi,” tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass në Lisbonë përpara takimit të sotëm me kolegët e tij të BE-së.

Sot, ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian duhet të diskutojnë se cilat segmente të ekonomisë Bjelloruse do të futen, pas uljes me forcë të aeroplanit “Ryanair” dhe arrestimit të gazetarit të opozitës Roman Protashevich në Minsk.

Burimi i lajmit: Kosova Press