May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Gjermania planifikon vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit

1 min read

Gjermania planifikon të sigurojë doza të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19 në mënyrë që të ofrojë dozën e parë për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart deri në fund të gushtit.

Me më shumë se 40% të popullsisë që kanë marrë të paktën një doze të vaksinës, vëmendja është kthyer në shtrirjen e vaksinimeve tek adoleshentët.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet ta diskutojë këtë çështje me krerët e 16 shteteve federale të Gjermanisë, raporton Reuters.

Opinioni është i ndarë në dysh nëse duhet të bëhet vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 12 vjeçare, derisa ekspertët kryesorë kanë tërhequr vërejtjen për kujdes.

Disa shkencëtarë thonë se për shkak të mungesës së të dhënave për efektet afatgjata mund të jetë më mirë të vaksinohen vetëm adoleshentë që janë në grupin e personave të rrezikuar.

Burimi i lajmit: Klan Kosova