December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjon Muharremaj: Nuk mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision – Telegrafi

1 min read

Gjon Muharremaj, artisti me prejardhje nga Kosova ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë ditëve të fundit.

Kjo pas suksesit të madh që shënoi në “Eurovision 2021”, i cili përfaqësoi Zvicrën duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh atje.

Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.

“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:

Vendin e dytë e ka zënë Franca me gjithsej 499 pikë dhe Italia në vend të parë me 524 pikë.

Gjon ndërkohë shkaktoi reagime të shumta negative pas shqiponjës që bëri në finale në momentin kur Shqipëria e vlerësoi me pikë maksimale.

Megjithëse, në një intervistë të dhënë Muharremaj shtoi se ishte një falënderim për Shqipërinë marrë parasysh që shqiponja është simboli i tyre. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi