Gladbachu interesohet për Rashicën – KOHA.net
1 min read

Skuadra e Borussia Moenchendbadbachut ka kthyer interesimin për sulmuesin e krahut, kosovarin Milot Rashica, ka raportuar të enjten sajti gjerman “RP Online”.
Skuadra elitare e Gjermanisë edhe gjatë janarit të këtij viti pati kërkuar transferimin e futbollistit të Kosovës. Por, ishte skuadra e Werder Bremenit që nuk e liroi Rashicën, të cilit ia kishte vënë klauzolën e lirimit 38 milionë euro. Por, pas rënies së Werderit nga Bundesliga, klauzola e lirimit për Rashicën ka rënë 15 milionë euro. Kjo vlerësohet të jetë humbje për skuadrën e Werderit, megjithatë te klubi gjermane thonë se nga shitja e Rashicës do të ketë përfitime financiare. Werder Bremeni e bleu Rshicën për 7 milionë euro nga Vitesse në janar të vitit 2018.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Burimi i lajmit: Koha Net