January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Glauk Konjufca, Bekë Berishës: Kryeministri doli nga salla se ti je i sporteve të rënda e i bone pyetje të lehtë (VIDEO)

1 min read

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë një shaka me njërin nga deputetët që shpesh herë shkakton të qeshura në Kuvend e jashtë tij.

Bekë Berisha i AAK-së i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti në seancë me një “pyetje të lehtë”.

Por, shefi i qeverisë nuk e dëgjoi këtë pyetje e u nisë të dalë nga salla e Kuvendit për çka Berisha e pyeti “A po rri, a shkove?”.

E një përgjigje me humor e pati kryetari i Kuvendit të Kosovës që po e drejton seancën plenare, shkruan klankosova.tv.

“Bekë, a e din pse doli kryeministri? Ti je i sporteve të rënda e kur the pyetje e lehtë…”, i tha Konjufca, deputetit të AAK-së.

Bekë Berisha shpesh publikon video në rrjete sociale ku shihet se i do e praktikon ‘sportet ekstreme’, e madje i sfidon edhe temperaturat shumë të ulëta duke u larë në ujë të akullt.

Burimi i lajmit: Klan Kosova