November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haki Abazi: Sot ditë feste, po vendosim drejtësinë sociale dhe ekonomike – GazetaBlic

1 min read

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, në seancën plenare ku po mbahet debati rreth shkarkimit të bordit të AKP-së, tha se sot është një ditë tepër e rëndësishme për vendin.

Ai tha se sot fillon vendosja e drejtësisë sociale dhe ekonomike.

“Unë mendoj se sot është dita më e rëndësishme dhe e veçantë sepse pas 20 vitesh fillon vendosja e drejtësisë sociale dhe ekonomike. Problemin e kemi, sepse nuk duan të kujtojmë faktin se shumë prej fabrikave që i kanë ndërtu punëtorët e këtij vendi janë shit për skrap, tokat e pëlleshme janë shit tek personat që kurrë tokën se kanë pa me su. Eshtë ditë e rëndësishme, me festu, sepse po vendosim drejtësinë sociale dhe ekonomike” tha Abazi përcjell Gazeta Blic.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic