Hapi dyert sot, spitali i Fierit pret pacientët e parë (Foto)

Ditën e sotme spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert dhe ka pritur pacinetët e parë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto ku shihen pacientët e parë që kanë shkuar në spitalin e Fierit dhe kanë marrë shërbimet.

Spitali i Fierit ka hapur dyert sot dhe është i përbërë nga një ekip i përbashkët i mjekëve shqiptaro-turk.

“Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127

Shumë suksesi ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Burimi i lajmit: Një Kombë

Author: admin