December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj: Kurti e ka gjetur të gatshme padinë ndaj Serbisë për gjenocid

1 min read

“Nëse Kurti e dërgon padinë dhe e humb, ai i bën argat Serbisë”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti gjatë mandatit të parë e ka gjetur të gatshme padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se Kurti nga ajo kohë asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim.

“Kurti kur ka ardhur në Qeveri e ka gjetur padinë e gatshme, prej meje. Asnjë lëvizje më nuk e ka bërë. Padia për gjenocid nuk është send i flokorit, është strategji që duhet të planifikohet mirë para se të dërgohet në Gjykatë”.

“Nëse Kurti e dërgon padinë dhe e humb, ai i bën argat Serbisë. Nëse ai e qon për gjenocid dhe e humb, askush s’mund t’i bëjë ndihmë më të madhe Serbisë”.

klankosova.tv

Burimi i lajmit: Klan Kosova