December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj-Kurtit: “Mos i zhgënje qytetarët, vnoja mendjen kësaj pune – Sinjali

1 min read

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për reciprocitetin gjatë seancës në Kuvend, duke i kërkuar kryeministrit Kurti që të mos “i zhgënjejë qytetarët”.

“Mos i zhgënjeni qytetarët në këtë temë. Të paktën në këtë temë kanë pritë që do të jeni të kujdesshëm. Vnojani mendjen kësaj pune”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që ka pasur reagime të shumta ndaj Qeverisë Kurti lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë për të cilin ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se nuk do ta vendosin pasi do të provojnë të gjejnë zgjidhje përmes mekanizmave rajonalë.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali