January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj për reciprocitetin: Mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë – KosovaPress

3 min read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti sa i përket çështjes së vendosjes apo jo të reciprocitetit me shtetin serbë.

Haradinaj, tha se nuk duhet t’i zhgënjejnë qytetarët e Kosovës edhe në këtë temë.

“Kemi një listë të aspekteve të tilla, unë e kuptoj që disa tema janë të mëdha, të vështira. Çështjen e reciprocitetit unë iu kam thënë po të isha unë nuk e bëj, ju keni kërkuar për ta bërë, por unë kam deklaruar publikisht nuk e bëj sepse mendoj që kemi hyrë në një etapë të re kur ka qenë taksa kemi pasur një situatë ndryshe, kemi hyrë në një etapë të re, ju nuk po e bëni. Por të paktën mos i zhgënjeni qytetarët edhe në këtë temë, të paktën në këta kanë pritur që vërtetë do të jeni të kujdesshëm, pra që nuk do të lejoni korrupsion, nuk do të jepni sinjale që qojnë dilema se vërtetë ju jeni më të korruptuar se krejt tjerët që kanë qenë përpara, e ju kisha bë thirrje që t’ia voni mendjen kësaj pune”, tha ai.

Haradinaj tha se në kohën kur kishte qenë kryeministër ishte marrë në pyetje nga deputetët e LVV-së e që tashmë janë ministra, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu e Albulena Haxhiu, sa i përket Nexhat Krasniqit, i cili tha se sipas tyre në atë kohë ka qenë ‘babai i tenderëve’, ‘kupola e krimit’. Ai tha se tashmë i njëjti person punon në ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu.

Po ashtu, Haradinaj ka akuzuar zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, se tenderin e parë në këtë ministri ia ka dhënë ish-shefit të tij të mëhershëm.

“Rezultat i ndërhyrjes së këtyre deputetëve ka ardhur edhe deri tek shkarkimi i tij, me sa marr vesh unë Nexhat Krasniqi me gjasë tash është larë, është bërë i mirë, nuk është ai babai i krimit është në punë tek ministri Liburn Aliu edhe i kryen funksionet e veta. Pra, njeriu për të cilin një Kosovë ka dëgjuar, temë ka qenë, disa herë jam detyruar të jap sqarime si kryeministër në qeverinë Kurti ai është rehat. Ndoshta ia është bërë i mirë ose këta kanë ndryshuar nuk e di çka ka ndodhur në ndërkohë[…]Tani këtu e kam zëvendësin e Liburnit zotëria i quajtur Hysen Durmishi është këtu në një drekë pune me sipërmarrësin, punëdhënësin e tij të mëhershëm, para se me u bë zëvendësministër. Po e respektoj punëdhënësin nuk po e përmendi, një kompani private shihet që po hanë, ky në qosh i pari këtu afër pronarit menjëherë si ka hyrë në ministri punën  e parë, tenderin e parë e ka marrë kjo kompani”, tha ai.

Burimi i lajmit: Kosova Press