December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj: Prej vitit 1990 s’i kam rënë në dorë Serbisë

1 min read

“Prej vitit 1990 e në ditën e sotme, s’kam qenë në dorë të Serbisë. E pse jam kthyer nga Franca, nuk jam unë një njeri që nuk më njeh Uashingtoni, Londra, Berlini e Parisi”.

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i cili e ka pyetur atë se “cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu i Francës në kryeministri?”.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se vetëm një herë në vitin 1990 ka qenë në një stacion policor të autoriteteve serbe.

Sipas tij, që nga ajo kohë më nuk ka rënë në dorën e Serbisë.

“Hakiut duhet me i tregu se unë fillimisht kam qenë në Hagë – atje ka pasur edhe aleatë tanë”.

“Nuk kam qenë në duar të Serbisë kurrë, një herë kam qenë në vitin 1990 në stacion policor, kam shërbyer si ushtar i Jugosllavisë në vitet 1987-88”.

“Prej vitit 1990 e në ditën e sotme, s’kam qenë në dorë të Serbisë. E pse jam kthyer nga Franca, nuk jam unë një njeri që nuk më njeh Uashingtoni, Londra, Berlini e Parisi”.

klankosova.tv

Burimi i lajmit: Klan Kosova