May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Haradinaj, Qeverisë Kurti: “Mos zgjoni dilema që ju jeni më të korruptuar se gjithë të tjerët përpara

1 min read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për, siç tha, e ka nisur keq me çështjen e korrupsionit.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai u shpreh se ishte marrë në pyetje nga atëherë deputetët Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu në lidhje me Nexhat Krasniqin, për të cilin tha se ata e quanin kupola e krimit dhe babai i tenderëve.

“Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje ka ardhur deri te shkarkimi i tij. Ndërsa tani me sa po e shoh Nexhati është në punë të Liburn Aliu dhe po i kryen punët e veta. Pra, në Qeverinë Kurti ai është rahat. Ndoshta tani ai paska ndryshuar, ku e dimë”.

Haradinaj e paraqiti para deputetëve edhe një fotografi ku tha se shihej zëvendësministri i MIT, Hysen Durmishi duke drekuar me pronarin e një kopmanie, për të cilin tha se ishte përfitues i tenderit të parë që në momentin kur e kanë marr në qeverisje ministrinë.

“Të paktën mos i zhgënjeni qytetarët në këtë teme, meqë keni thënë se nuk do të lejoni korrupsion, pra mos jepni sinjale që jeni më të korruptuar se gjithë të tjerët përpara”, përfundoi ai.

Burimi i lajmit: Klan Kosova