December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj thotë se qeveria Kurti po jep sinjale se është Qeveria e korruptuar

2 min read

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria Kurti po jep sinjale se është Qeveri më e korruptuar se të gjitha qeveritë e kaluara.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj ka thënë se kjo qeveri po bashkëpunon me biznesmenë, të cilët vazhdimisht ka akuzuar.

“Qeveria Kurti e ka nis keq me korrupsionin. Ministra nga kjo qeveri kanë akuzuar lidhur me Nexhat Krsniqin, se nuk bënë të bashkëpunojmë me atë sepse është baba i krimit, dhe si rezultat i presionit të këtyre deputetëve që sot janë ministra, kanë ndodh edhe shkarkime. Tani nuk e di nëse Nexhat Krasniqi i ka larë gjynahet dhe është bërë burrë i mirë, se tani ai nuk është më baba i krimit dhe është në punët në ministrinë e Liburn Aliu,  cili i kryen funksionet e veta”, ka thënë Haradinaj.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka akuzuar për korrupsion edhe Ministrin e Infrastrukturës.

Para deputetëve, ai ka treguar një fotografi në të cilën shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkë me pronarin e një kompanie, të cilës i ka dhënë tenderë pas ardhjes në këtë pozitë. “Në fotografi kam zëvendësin e ministrit Aliu, Hysen Durmishi,  cili shihet në një drekë pune me sipërmarrësin e punëdhënësit e tij të mëhershëm, para se me u bë zëvendësministër. Nuk dua t’ia përmendi emrin, shihet që janë duke hëngër drekë, pra në momentin që ka hy në ministri, puna e parë pra tenderin e parë e ka marrë kjo kompani”, ka thënë Haradinaj.

Burimi i lajmit: Epoka e Re