January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Hasani: Nesër do të diskutohet për lehtësimin e masave, heqja e maskave do të jetë temë kryesore – Telegrafi

1 min read

Gjatë ditës se nesërme Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë mbledhje në të cilin do të diskutohet për lehtësimin e masave anticovid.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se është optimist duke marrë parasysh gjendjen me Covid-19 dhe uljen e rasteve të reja se javën e ardhshme do të kemi lehtësim të masave, ndërsa heqja e maskave do të jetë tema kryesore.

“Nesër kemi mbledhje me Komisionin e Sëmundjeve Infektive, ku do të diskutohet lehtësimi i masave. Unë jam optimist duke marrë parasysh numrat, që ndonjëherë janë të pabesueshme, se sa shpejtë është shuar kjo valë. Jam optimist që javën tjetër do të kemi lehtësim të masave”, tha mes tjerash Asani.

Ai theksoi nuk dëshiron të spekulojë se cilat masa konkretisht do të lehtësohen./Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi