May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Hasanramaj nga Klubi Alpin “Prishtina” bën thirrje që të dilet sa më shumë për ecje në natyrë

1 min read

Nazmi Hasanramaj nga Klubi Alpin “Prishtina” ka folur për një organizim që do të bëjnë për ecje në natyrë në fshatin Kukaj.

Ai në Ora Shtatë në Klan Kosova ka bërë thirrje që njerëzit duhet të dalin sa më shumë të ecin në natyrë.

“Unë besojë se kjo do të duhej të ishte një nismë kombëtare që sa më shumë të dalim në natyrë. Ne si klub e kemi shumë për zemër rajonin e Kukajve, në këtë kohë të vitit aty gjithçka lulëzon, Kukaj ka pamjen më të mirë brenda vitit në këtë periudhë”.

“Pjesëmarrësit në këtë trip do të kenë mundësi të njoftohen me shumë gjëra një ndër to është një bimë shëruese që del atje në këtë kohë, ata do të kenë mundësi të mësohen edhe për ndezjen e zjarrit, por edhe si të kenë kujdes ndaj natyrës si dhe të kenë kujdes në mbrojtjen e natyrës”, ka thënë Hasanramaj.

Ky udhëtim është më i veçantë sepse ftohen familje të shumta të marrin pjesë dhe të vizitojnë natyrën e fshatit Kukaj.
Në këtë vizitë do të ketë aktivitete të shumta do të ketë ecje, lojëra, pjesëmarrësit do të marrin informacione gjeografikë për tërë rajonin që shihet nga ato maja.

Burimi i lajmit: Klan Kosova