December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

“Haxhi Avdyli, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit” – GazetaBlic

1 min read

Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, thotë se Haxhi Avdyli pret që do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.

Në Politiko në Kanal 10, Shala thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur me qeverisjen e Mytaher Haskukës dhe se është e vetmja mënyrë që partia e Kurtit të vazhdojë qeverisjen në Prizren, do ta garojnë Haxhi Avdylin.

Në anën tjetër, Shala, nuk pret që Lëvizja Vetëvendosje do të mund të fitojë më shumë de 30% të komunave në të cilat do të garojnë. Madje, shprehet se as për këtë përqindje nuk është i sigurt.

“Dallojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjithshme. Në këtë rast nuk pres që Lëvizja Vetëvendosje do të mund t’i fitojë më shumë se 30% të komunave. Madje as për këtë nuk jam i sigurt”, tha Shala.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic